Kombëtarja Shqiptare e Futbollit vazhdon stërvitjen ne Verbier te Francës për ndeshjen e dyte miqësore ndaj Ukrainës, edhe pse vazhdon te mos ketë konfirmim nëse do te zhvillohet ose jo kjo ndeshje. Lajmi me i mire per teknikun Panuci është rikthimi ne stërvitje i Ermir Lenjanit, i cili la nje boshllëk te madh ne te majte te prapavijës ndaj Kosovës.

 

Zëvendësuesi i tij Bujar Lika ishte larg pritshmerive me Rashicen qe u be nje rrezik i vazhdueshëm. Tashme Kristian Panuci pritet t’i jap fund eksperimenteve ne mungese te nje mbrojtësi te djathte. Problem i vetëm per kuqezinjtë është Kristal Abazaj, mesfushori tashme i Anderlehtit nuk është stërvitur me grupin, ndërsa nuk dihet akoma nëse do te jete i gatshëm ne miqësoren e radhës. Humbja e thelle kundër Kosovës ka lëne nje shije te hidhur te te gjithë lojtaret, edhe pse justifikimi kryesor është prova e teknikut Panuci per te eksperimentuar me lojtaret e rinj te afruar ne kombëtare.

 

Duket si grupi i kombëtares kërkon te mare përgjegjësi per ndeshjen e radhës dhe te reagoje maksimalisht. Një këshille edhe per lojtaret e rinj, te cilët duhet ta shfrytëzojnë sa me mire ftesën per te veshur fanellën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *