Skuadra kombëtare vijon seancat stërvitore ne Antalia ne prag te miqësores me Turqinë. Një ngarkese e plote nga ana e teknikut Italian ne drejtim te skuadrës ku nje hapësire e madhe po i jepet stërvitjes ne drejtim te aspektit taktik.

 

Lojtaret kane bere ushtrime te ndryshme e kombinime, ndërkohë qe kane qene ne komunikim te vazhdueshëm me Panucin per pjesën taktike. Ne 20 minutat e fundit ne stërvitje, trajneri Italian ka organizuar edhe nje mini ndeshje per te vlerësuar edhe skemat taktike ne fushe.

 

Problemi i vetëm i skuadrës deri ne këto momente është Migjen Basha, mesfushori  ka ardhur ne Antalia me disa probleme fizike, duke bere dhe nje stërvitje te diferencuar. Basha ka zhvilluar disa ushtrime me vete dhe nje vrap te lehte, ndërsa stafi mjekësor ka bere te ditur dhe pritet rikuperimi i tij per ndeshjen me Turqinë.

 

Miqësorja e se hënës është nje ndeshje pa presionin e rezultatit dhe mundësi e mire per teknikun Panuci per te eksperimentuar jo vetëm ne emra te rinj, por edhe skeme. Tre emra te rinj ka grumbulluar numri një i pankines kuqezi per ketë ndeshje Astrit Ajdarevic e Kamer Qaka dhe i rikthyeri Sabien Lilaj.

 

Ne kampin kundërshtar edhe Mircea Lucesku per dy miqësoret me Rumaninë dhe Shqipërinë, nuk ka kursyer asnjë lojtar, duke grumbulluar te gjitha yjet, përfshire Calhanoglu, Imre Mor, Inan, Toprak e Cenk Tosun.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *