Subscribe

Pas vizitës ne Muzeun e Arteve te Vjenës, kombëtarja i është rikthyer regjimit me dy stërvitje ne dite. Ne fakt, lajmi i ditës eshë lista përfundimtare me 23 lojtare dhe zyrtarizmi i 4 emrave te larguar qe, nuk do te jene pjese e kombëtares për finalet e Francës. Një futbollist qe është kthyer tashme ne protagonist me golin e pare qe shënoi per kombëtaren është Arlind Ajeti, qe kërkon tashme me shume minuta ne formacion edhe pse ne një konkurrence te forte dhe me vendimin përfundimtar, qe vuloset nga trajneri. Harmonia ne grup është deri ne këto momente arma e forte e lojtareve te kombëtares, te cilët besojnë se nëse do te luajnë si ne kualifikuese, kane shanse per te kaluar grupin ku ata bëjnë pjese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *