Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund sot përgatitjeve në fushë për ndeshjen e 2 shtatorit ndaj Polonisë, një nga sfidat më të rëndësishme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

 

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij kuqezinjtë u stërvitën në stadiumin ku do të luhet ndeshja “PGE Narodowy” të Varshavës, në një impiant modern që pret vetëm ndeshjet e kombëtares polake.

 

I gjithë grupi ka qenë në dispozicion të trajnerit dhe seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 60 minuta me ekipin që ka provuar vazhdimisht skema dhe vendosje taktike. Nuk ka asnjë shqetësim prej dëmtimeve dhe të gjithë do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Poloninë që nis orën 20:45.

 

Në stadium pritet të jenë edhe rreth 30 mijë tifozë, që përkthehet në mbi 50% të kapacitetit të stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *