Subscribe

“Ne jemi një komb”. Kështu kanë preferuar ta nisin çdo përgjigje balerinët e Prishtinës, që kanë mbërritur sot në teatrin e Operës në Tiranë. Vijnë për të performuar në dy shfaqje. E para do të jetë “La Sylphide”, e cila bën bashkë më të mirët e dy trupave të baletit, ata të Prishtinës dhe balerinët e Tiranës, të cilët e kanë vendosur edhe më herët këtë shfaqje në skenë. Këtë herë do të jetë ndryshe, një Kombëtare e Baletit siç, preferon ta quajë Ilir Kerni. E ndërsa ky është bashkëpunimi i parë i balerinëve të Kosovës me Ilir Kernin që më herët ka përcjellë koreografi të tij në Prishtinë, risia është shfaqja e së dielës në mbrëmje, “Netët arabe”, ku trupa e Kosovës ngjitet në skenën e madhe me artin e koreografit të njohur Pëllumb Agalliu. “Netët arabe”, posteri i së cilës vendosur në Teatrin e Operas dhe Baletit, e ka njoftuar më herët këtë shfaqje, ka tërhequr publikun e kryeqytetas duke prenotuar kështu shumicën e biletave në këtë institucion. Sepse kjo është shfaqja premierë e fundjavës. Gjithçka tjetër që ofron Tirana është maska artistike e fundjavës së shkuar. Shekspiri sundon ende në Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental. Zbutja e kryeneçes, me regji të Elma Dorezit dhe Hamleti që ka grishur publikun nën lëkurën e Luiza Xhuvanit janë alternativat që ofrojnë teatrot prej më shumë se dy javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *