Afrohen ditet per te mësuar emrin e trajnerit te ri te kombëtares, ku ashtu siç deklaroi edhe Federata Shqiptare e Futbollit, numri nje i pankines kuqezi do te mësohet brenda korrikut. Disa emra ne radhe te njohur dhe te panjohur, dikur me shkëlqim dhe tashme te dështuar per te marre drejtimin, me synimin per t’u ngritur serish ne maje per karrierën e tyre, ku sigurisht prioriteti per te nënshkruar do te jete me njeriu qe kërkon me pak ne aspektin financiar. Emri i Clarens Seedorf u duk shume serioz per te drejtuar Shqipërinë,  por ajo qe ndan palët jane kushtet financiare. Sipas drejtuesve te federatës, njeriu qe do te zëvendësoje De Biasin duhet te bjere dakord pikërisht per pagën qe merrte italiani te Shqipëria. Per kete arsye nje emër qe po përforcohet dita ditës eshte Xhixhi Di Canio. 59 vjecari është nje trajner me shume përvoje, i cili ka drejtuar shume skuadra, e fundit përpara dy sezonesh Udineze. Trajneri është prezantuar as me pak as me shume, por nga njerëz brenda federatës italiane te futbollit si nje njeri shume serioz i afte te punonte me kombëtare si Shqipëria, ndërsa nuk ka shume pretendime nga ana financiare. Ai ka patuar edhe nje eksperience jashtë Italisë ne sezonin 2007-08 me londinezet e Quins Park Rangers. Di Canio duket se ka parakaluar edhe ish-zëvendësin e Fabio Capelos te kombëtarja ruse Kristian Panuci. Duket se Federata Shqiptare e Futbollit kërkon te mbylle bisedimet edhe me dy trajnerë te tjerë, si Alberto Malesani, por edhe Xhuzepe Pilo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *