Kombëtarja shqiptare e futbollit ne salla te mbyllura nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021.

Lajmi u bë publik nga zyra e shtypit të federatës së futbollit e cila sqaroi se për shkak të bllokimit të fluturimeve ne Rinas, kuqezinjtë nuk mundën të udhëtonin mëngjesin e kësaj të enjte, drejt qytetit Zaporiz.

Ndërkohë federata ka vënë në dijeni dhe Uefa-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.

Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e fundit në grupin 1 me vetëm tre pikë pas 4 ndeshjesh të luajtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *