Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri mund të “dyfishohet”. “

 

Ka dyshimë të forta se kjo mund të ndodhe por unë mendoj se është vërtet e vështirë të vlerësohet me shumë saktësi sepse ne ende duhet të gërmojmë nën rrënoja,” tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare Martin Griffiths.

 

Jam i sigurt se (numri i vdekjeve) do të dyfishohet ose më shumë, dhe kjo është vërtet e tmerrshme” tha koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, i cili ndodhet në provincën Kahramanmaras të Turqisë.

 

Deri pasditen e kësaj të shtune, numri I viktimave llogaritet të jetë 25 mijë e 408, ku shumica dërrmuese janë në Turqi ( mbi 21 mijë e 800) ndërsa pjesa tjetër në Siri.

 

Mbi 80 mijë janë të plagosur ndërsa mijëra të tjerë janë të zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *