E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kombet e Bashkuara: Mbi 7,000 fëmijë të vrarë në Siri

E dërguara e Kombeve të Bashkuara, Virginia Gamba ka thënë se më shumë se 7,000 fëmijë kanë humbur jetën ose janë lënduar në konfliktin sirian që nga viti 2013.

 

Sipas Gamba nga fillimi i vitit 2018, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar mbi 1,200 shkelje që u janë bërë fëmijëve. Në këto të dhëna përfshihen më shumë se 600 fëmijë të vrarë si dhe 180 të rekrutuar ose të përdorur nga forcat qeveritare apo grupet e armatosura, tha ajo.

 

Gamba bëri të ditur se tremujori i parë i vitit 2018 shënoi një rritje prej 48 për qind në vrasjen e fëmijëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë