Ekspertët e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se ndalimi i themeluesit të faqes Wikileas, Xhulian Assange, në Londër ne vitin 2010 është i jashtëligjshëm. Rrejti prestigjioz “BBC”, ka siguruar vendimin grupit të punës së ngritur nga Kombet e Bashkuara, që është marrë me hetimin e kësaj çështje, pasi është konsultuar me prova si nga shteti britanik ashtu dhe nga ai suedez, dhe që do të publikohet të premten. Në të thuhet se ndalimi i tij nuk është i ligjshëm. Por pavarësisht këtij hetimi nga zyrtarë të OKB-së, kjo nuk do të thotë se Assange është i lirë dhe mund të dalë nga Ambasada e Ekuadorit ku është strehuar që prej vitit 2012. Mbi themeluesin e Wikileaks ka një kërkesë për ekstradim nga ana e shtetit suedez, që e akuzon Assange për krime seksuale. Xhulian Assangë kërkohet gjithashtu dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi faqja që ai themeloi publikoi mijëra dokumente sekrete të qeverisë amerikane që tronditi marrëdhëniet diplomatike të këtij shteti me vendet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *