Gjenerali amerikan i Gardës Nacionale të Ioëas,Timothy Orr ka anuluar vizitën e tij në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

 

Ai ka njoftuar për këtë gjë komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ndërsa ky I fundit vuri në dijeni edhe presidentin Thaci.

 

Duke iu referuar, Radio Evropa e Lirë, në letren që Komandanti Rrahman Rama I ka dërguart kreut të shtetit, thuhet se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Ëashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

 

Vizita e gjeneralit amerikan ishte programuar për tu mbajtur nga data 16 deri më 18 shkurt, për të shënuar 11 vjetorin e pavarêsisë së Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 100 për qind në importet e këtyre dy shteteve.

 

Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Kosovës.

 

Kjo taksë, është parë nga SHBA-ja dhe BE-ja si pengesë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë javë më parë përmes një deklarate se veprimet që minojnë dialogun, përbëjnë qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

 

Kjo masë është shfrytëzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic si arsyetim për mosvazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

 

Përveç tjerash, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të premten, pas një vizite që ka zhvilluar në SHBA, se Uashingtoni ka dhënë porosi të qartë se pa pezullimin e tarifës doganore nuk mund të vazhdojë dialogu në Bruksel.

 

Departamenti amerikan i Shtetit, ka bërë të ditur në muajin nëntor se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të heqin dorë nga kjo masë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *