Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se situate në veri nuk u përshkallëzua për shkak të përgatitjes profesionale të trupave të vendosura në zonë.

 

Në një intevistë për mediat italiane, komandanti i KFOR tregon se u shmang një masakër, duke u shpëtuar 15 policë të Kosovës.

 

 “Ne arritëm t’i shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë. Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj ta shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre.

 

Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën ta menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm”, tha ai për agjencinë italiane të lajmeve, AGI.

 

Komandanti i KFOR thekson se ndonëse një pjesë e madhe e turmës ishte paqësore, një pjesë tjetër shkaktonte telashe. Prishtina zyrtare i ka konsideruar protestat në veri si të organizuar nga banda kriminale nën orkestrimin e Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *