E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Komandant suprem, po të presim”, postera për Aleksandër Vuçiç në veri të Kosovës

Në veri të Kosovës janë shfaqur postera me fotografinë e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shoqëruar me mesazhin “komandant suprem, po të presim”.

Posterët e tillë janë hasur në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, katër komunat me shumicë serbe. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i  ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq”, shkruan ministri i Brendshëm i Kosovës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë