Kolumbia është përfaqësuesja e parë e kualifikuar për në 8 më të mirat e Kupës së Amerikës. Fitorja 2 me 1 në ndeshjen e dytë të grupit A kundër Paraguait i dha mundësinë kësaj kombëtareje që të ngjitet ne 6 pikë duke garantuar qenien mes 8 ekipeve më të mira të kompeticionit. Karlos Baka në minutën e 12 kaloi në avantazh Kolumbinë ndërsa në minutën e 31 ylli i Real Madrid, Hames Rodriges dyfishoi rezultatin. Vetëm në minutën e 71 Viktor Ajala futi në lojë Paraguain, por dalja më të kuq e Romeros nuk i dha mundësinë kësaj skuadre që të tentoje deri ne fund golin e barazimit. Ndërkohe USA, organizatore e Kupës së Amerikës mori fitoren e parë para tifozëve të vete duke mundur me rezultatin spektakolar 4 me 0 Kosta Riken. Dempsi me 11-meteresh, Jones, Wood dhe Zusi ishin autor te golave për amerikanet të cilët mjaftojnë të shmangin humbjen në ndeshjen e fundit kundër Paraguait për t’u kualifikuar për më tej.