Policia kolumbiane sekuestroi një sasi rekord kokaine, rreth 8 tone, me e madhja e kapur ndonjëherë ne vend. Lënda narkotike ishte fshehur nen toke ne një plantacion bananesh ne qytetin Turbo pranë kufirit me Panamanë. Policia gjate operacionit  ku u përfshinë edhe helikopterë, arrestoi tre persona, ndërsa nje i katërt arriti te arratisej. Rreth 1,5 tone nga sasia e gjetur ishte e ndare ne pako, e bere gati për t’u shitur jashtë vendit ne SHBA dhe Amerikën Qendrore. Shitja e drogës ne treg do te kapte vlerën e 240 milionë dollarëve. Droga i përkiste grupit kriminal te njohur me emrin “Klan Usuga”. Presidenti  i vendit Juan Manuel Santos vlerësoi aksionin e policisë dhe konfirmoi se behej fjale per ngarkesën me te madhe te drogës te sekuestruar, por behet fjale per sasinë me te madhe te kapur ne toke, megjithëse ngarkesa janë sekuestruar edhe ne det. “Klani Usuga” ka 2 mije anëtare aktive dhe përveç trafikut te drogës akuzohet edhe për vrasje, rrëmbim personash, zhvatje, si dhe është përfshire ne nxjerrjen e mineraleve ne mënyre te paligjshme. Gjate 5 viteve te fundit, policia ka arrestuar me shume se 6700 pjesëtare te grupit. Kolumbia prodhon çdo vit 442 ton kokaine dhe vitin e kaluar autoritetet ne ketë vend sekuestruan 252 tone.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *