E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kolonjë, trafikonte municione, arrestohet 43-vjeçari

Një person është arrestuar në flagrancë gjatë kohës që tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,  me qëllim trafikimin e municioneve luftarake nga shteti Grek drejt Shqipërisë. Në pranga ka rëndë Gramoz Diko, 43 vjeç, banues në Yzberisht,Tiranë. Arrestimi i tij u bë ne fshatin Skorovodë të  rrethit Kolonjë, kur po transportonte një sasi prej 505 copë fishekë dhe je krehër pistolete bosh të cilat i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Municionet ishin të fshehura në çantën personale të tij. Sipas policisë Gramoz Diko dyshohet se i ka trafikuar këto municione  nga shteti Grek dhe i ka kaluar drejt Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme duke përdorur kufirin e gjelbër.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë