E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kolegji zgjedhor merr vendimin për “Bindjen Demokratike”

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Bashkimi Demokrat për çregjistrimin e Bindjes Demokratike nga zgjedhjet e 30 qershorti.

 

Në seancën e zhvilluar mesditën e kësaj të enjteje, Kolegji la në fuqi vendimin e KQZ duke mos marrë parasysh pretendimet e partisë Bashkimi Demokrat.

 

Reklamë

Në ankimimin e depozituar Partia Bashkimi Demokrat argumentonte se Bindja Demokratike nuk ekzistonte si parti deri më 23 prill. Afat që përkon me regjistrimin e partive në zgjedhje.

 

Sipas Bashkimit Demokrat, regjistrimi i Bindjes nga KQZ cënon ligjshmërinë e zgjedhjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë