E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kolegji rrëzon PD për Lezhën, nuk pranohet kërkesa e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve

Gjykata i dha fund sot betejës së Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit. Kolegji zgjedhor rrëzoi kërkesën e partisë më të madhe të opozitës për të shpallur të pavlefshëm procesin elektoral në qarkun e Lezhës.

Sipas PD, zgjedhjet në Lezhë janë të pavlefshme pasi qeveria përdori në fushatë burimet shtetërore dhe ushtroi presion mbi administratën.

Reklamë

PD vuri në dukje parregullsitë në procesin e votimit të diasporës veçanërisht në Greqi, ndërkohë që përdori si argument në gjykatë edhe raportin paraprak të ODIHR dhe shkeljet që ai denoncon.

Por sipas përfaqësuesve të KQZ dhe PS, Partia Demokratike nuk ka asnjë provë që të faktojë se zgjedhjet qoftë edhe në një qendër votimi janë të pavlefshme.

Po sot kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD për pavlefshmërinë e procesit të 11 majit edhe në qarkun e Kukësit, Gjirokastrës dhe Korçës, duke i hapur rrugë certifikimit përfundimtar të rezultatit në këto qarqe.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë