Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arben Dollapaj është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë këtë të enjte nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe shkak janë bërë problemet me deklarimin e pasurisë.

 

Trupi gjykues i KPA përbëhej nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

 

Dollapaj nuk ka deklaruar në mënyrë të plotë dhe të saktë vlerën e investimit të sipërfaqes ndërtimore, dhe destinacionin e shtëpisë në fshatin Valbonë të Tropojës.

 

Në seancën e zhvilluar më 4 shkurt në KPA, komisioneri Florian Ballhysa kërkoi hetimin e shtëpisë në Valbonë të prokurorit Dollapaj.  Ballhysa tha se Bashkia e Tropojës nuk kishte leje ndërtimi të dhënë nga ish-Komuna Markgegaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *