Përkundër qëndrimit zyrtar te mazhorances, ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima apelon për një reformë konsensuale në drejtësi. Ne një status në rrjetin social facebook, Kokëdhima shkruan se reforma në drejtësi nuk mund të miratohet në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj. Qeveria dhe opozita duhet të merren vesh me njëra-tjetrën, thotë politikani që njihet për marrëdhënie shume te mira me kryeministrin Rama. Kokëdhima shkruan me tej se nevoja për një drejtësi funksionale dhe të besueshme, nuk duhet t’u shërbejë si alibi palëve të përfshira, vendase dhe të huaja qofshin, për të bërë secila interesat e veta dhe për t’i imponuar vendit gabime të reja. Ky qëndrim i ish-deputetit te PS është ne unison me kërkesën e opozitës dhe te Lëvizjes Socialiste per Integrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *