E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kokëdhima: Pres zbardhjen e vendimit

Koço Kokëdhima ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i heq atij mandatin e deputetit. Kokëdhima thotë se Kushtetuesja është ndikuar politikisht, por një koment të detajuar, shkruan ai do ta bëjë kur të dalë vendimi i arsyetuar. Ai thekson se pavarësisht heqjes së mandatit, rruga për të në politikë nuk përfundon këtu. Me apo pa mandat deputeti, unë do të punoj pa u reshtur për ju dhe për një Shqipëri më të mire. “Rruga ime në politikë nuk mbaron këtu. Ajo është vetëm në fillimet e saj”, përfundon Kokëdhima.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë