E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kokedhima: Nuk e njoh Balilin

Koço Kokëdhima është i pari zyrtar socialist i cili ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në rrejtin social Facebook, Kokëdhima shkruan se kurrë nuk e ka njohur Klemend Balilin. Në dijeninë e tij, Klemend Balili është emëruar në postin që mbante deri tani nga LSI.

“Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri. Jam parë me të vetëm në inaugurimin e Hotelit tek ish-Kampi i Punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Ministrin Ahmetaj dhe nje grup deputetësh, Kryetarë të Bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë. Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor I KSHA Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai, në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI.”

Ish-deputeti i Vlorës thekson se nga fisi Bablili njeh vetëm Rigels Balilin, person që u kandidua nga aleatët e LSI për Bashkinë e Delvinës.

“Nga Balilajt, unë njoh prej një viti Rigels Balilin, qysh nga qershorit i 2015. Rigelsi u vendos nga LSI si kandidaturë për kryetar të bashkisë së Delvinës.Me Kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, unë kam ruajtur kontakte dhe komunikim shumë të mirë, si me gjithë kryetarët e tjerë të Bashkive në Qarkun Vlorë-Gjirokastër, ku unë punoj. Kam takuar 3-4 herë edhe Bako Balilin, kordinatorin e LSI për rrethin e Delvinës, kryesisht gjatë fushatës elektorale të 2015.”

Reklamë

Kokëdhima saktëson se përpara vitit 2013, Balilajt nuk kanë qenë kurrë me Partinë Socialiste, porse kanë qenë mbështetës të shpallur të Partisë Demokratike.

 

 

Më shumë video

Reklamë