Subscribe

Ndërkohë që 18 të arrestuarit gjatë operacionit të SPAK të koduar “Plumbi i artë” po njihen me masat e sigurisë, puna për të kapur 14 të tjerët që janë në kërkim vijon.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pranoi para medieve se aksione për kapjen e tyre, përfshirë Talo Çelën, Suel Çelën apo Ervis Martinajn, ka pasur edhe në orët e agimit të kësaj të shtune, por ende pa rezultat.

 

 

GLEDIS NANO

DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE SE SHTETIT

“Jemi në operacion e sipër, nuk kemi ndaluar, edhe pse nuk janë bërë publike zhvillimet e fundit që kemi pasur edhe sot duke u gdhirë në mëngjes.”

 

Fakti që nga 32 urdhër-arreste të prera, vetëm 18 janë ekzekutuar, nxit dyshimet që ky mega-operacion është dekonspiruar për të lënë “kokat e krimit” të arratisen. Policia e Shtetit thotë se po hetohet në këtë drejtim.

 

 

GLEDIS NANO

DREJTOR I PERGJTIHSHEM I POLICISE SE SHTETIT

“Për dekonspirimin ne po hetojmë. Bashkë me SPAK dhe strukturat e tjera që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka ndodhur, do të mbahet përgjegjësi nëse dikush ka dekonspiruar.”

 

Një ditë më parë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi nisjen e hetimeve nëse ka pasur rrjedhje informacioni nga punonjës të policisë.

 

Operacioni i SPAK u finalizua pasi të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj “u zbërthyen” para autoriteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *