Për aktivisten Evi Kokalari, ish-kryeministri Sali Berisha është politikani i vetëm që mund ta ndryshojë situatën në Partinë Demokratike, dhe ta rikthejë atë në gjendjen më të mirë.

 

E ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Kokalari e quan Berishën një “rock star në politikë”.

 

“A ka një fytyrë të re që do ta tërhiqte popullin siç e tërheq Sali Berisha. Më gjej një person. Unë, për shembull, nuk e bëj dot atë që bën Sali Berisha. Berisha ka qenë një rock star në politikë dhe është. Si ndryshohet kjo? Vetëm Berisha mund ta ndryshojë situatën për mendimin tim. Këtë mendim e kam që para 13 qershorit, ku u bënë zgjedhjet e kryetarit të PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *