Kryetari i Leposaviçit, komunës në veri të Kosovës, shkarkoi nga detyra nënkryetaren, Dragna Miletiq. Ky vendim vjen pas publikimit të pamjeve në mediat e Kosovës, ku nënkryetarja shfaqet duke konsumuar kokainë në ambientet e zyrës.
“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.
Lexo edhe :
Related Posts
Dragna Miletiq u shfaq në disa video që bënë xhiron e rrjetit, teksa konsumon lëndë narkotike në ambientet e zyrës apo tualetit në institucionin ku shërbente si nënkryetare e qytetarëve të Leposaviçit.
Po ashtu, lidhur me rastin kanë reaguar edhe organet kompetente. Prokuroria Themelore autorizoi Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar rastin në fjalë./vizionplus.tv/