E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kokainë në konteinerin me banane nga Ekuadori, prangoset babai i Arbër Çekajt

49 kilogramë kokainë u kapën në Portin e Durrësi nga policia. Lënda narkotike u gjet në një konteiner me banane që vinte nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të firmës ECOALMAX, me administrator Selim Çekajn, 72 vjeç, i cili u arrestua nga policia.

 

Reklamë

Operacioni i koduar “MERSIN”, u zhvillua nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit pas informacioneve të siguruara se në një kontenier fshihej lëndë narkotike.

 

Reklamë

Gjatë aksionit, policia zbuloi ne pjesën e jashtme të njërit prej kontenierëve të ardhur nga Ekuadori kokainën. Ajo ishte vendosur në kolonat anësore të kontenierit dhe ishte ndarë në 31 pako.

 

Mësohet se vendi ‘ku ishte vendosur lënda narkotike mbahej nën vëzhgim prej afro një muaji nga hetuesit ndërsa para se të mbërrinte në Shqipëri kishte kaluar transit në Maltë dhe në portin e Mersinit në Turqi.

 

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për 613 kilogramë e kapur po në portin e Durrësit në vitin 2018.

 

Ndërkohë policia vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të trafikut të kokainës nga Ekuadori.

 

 

Më shumë video

Reklamë