Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar në Albisola Superiore, pasi akuzohet për trafik droge. Nën hetim është vënë edhe motra e tij, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me të.

 

Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i qartë, i është gjetur një sasi prej 3.5 kg kokainë, e ndarë në disa qese, gati për shitje. Sasia e lëndës narkotike kapte shifrën e 120 mijë eurove.

 

Po ashtu, në shtëpi, karabinierët gjetën dhe materiale që shërbenin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *