Subscribe

Arbër Çekaj ka reaguar pas arrestimit të të atit, 72-vjeçarit Selim Çekaj, i cili u kap dje me 49 kg kokainë, sasi e fshehur në një konteiner me banane.

Në senacën e sotme gjyqësore, Çekaj tha se po pëpiqen t’i masakrojnë familjen dhe se po i trajtojnë si kulakë. Ai shtoi se babai i tij nuk ka lidhje me drogën e gjetur në konteiner.

“Po me tim atë ç’patët?…Është klan i caktuar që kërkon të përfshijë familjen tonë. Po masakrohet gjithë familja ime”, tha Çekaj para togave të zeza.

Mësohet se 72-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje më sasinë e kokainës me argumentin se kanë porositur vetëm bananet.

Sakaq, djali i tij, Arbër Çekajt, është dënuar me 14 vite burg për 613 kilogramë, e kapur po në Portin e Durrësit, në vitin 2018. Senaca ndaj tij u shtye sërish dhe shkak është bërë kërkesa për dorëheqjen e trupit gjykues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *