Policia ka vënë në pranga dy shtetas kosovar në Dhërmi.

 

Shtetasit janë, Tomorr Termkolli dhe Endrit Kastrati.

 

Në kuadër të operacionit policor, “Room 3” iu ka sekuestruar të rinjve doza të shumta lëndësh narkotike të llojeve të ndryshme.

Dyshohet se të rinjtë e shisnin lëndën narkotike në zonën e plazhit.

 

Përveç lëndës narkotike policia ka gjetur në automjetin e të rinjve 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

 

Dhërmi, Himarë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Room 3”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, ecstasy, kokainë, kanabis në formë çokollate, kërpudha haluçinogjene, 1 peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Room 3”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-T. T., 31 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, banues të dy në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” me të cilin qarkullonin këta dy shtetas dhe gjatë kontrollit të dhomës në të cilën ishin akomoduar, në Dhërmi, u gjetën dhe u sekuestruan 87 doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, 522 tableta të dyshuara ecstasy, rreth 80 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 doza me kërpudha haluçinogjene, lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate dhe në formë boçeje, 2 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një sasi parash (eurosh dhe lekë) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *