Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën kokainë dhe hashash në ambientet e hotelit ku ndodheshin. Mediat vendase raportojnë se në momentin e kontrollit  u gjetën kokainë dhe mjete për përdorimin e saj, teksa në dhomë ndodheshin dy shqiptarë, 21 dhe 22 vjeç.

Ndërkohë dy shqiptarët që ndodheshin në dhomën tjetër kanë tentuar të arratisen duke dalë nga dritarja, por janë kapur nga uniformat blu. Ata raportohet se janë 19 dhe 24 vjeç, teksa njëri prej tyre ka sulmuar punonjësin e policisë gjatë arratisjes.

Pas një kontrolli në dhoma, policia gjeti brenda një raft ku ndodheshin mjeti që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, qese të shumta celofani dhe një peshore me mbetje kokainë, si dhe një çantë me 2700 euro./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *