E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kokaina e linjës Ekuador-Durrës, lihet në burg punonjësi i portit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në burg  Ardian Began, një ndër autorët e dyshuar si pritesi i 137 kg kokaine të ardhur  në Portin e Durrësit permes linjes Ekuador-Greqi-Shqiperi.

 

Bega së bashku me Altin Mislihaka, 35 vjeç, ranë në pranga në kuadër të bashkëpunimit të DEA amerikane me policinë shqiptare për të marrë drogën në kontenierët e ardhur nga Ekuadori.

 

Ardian Bega se bashku me te arrestuarin tjeter Altin Mislihaka ishin punonjes te Portit te Durresit. Ndërkohë është shpallur në kërkim një person i tretë, biznesmen nga Durrësi, Gentian Malindi, 43 vjeç, i cili i ka pritur dy të arrestuarit jashtë portit, me një automjet me targa të huaja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë