Subscribe

“Financimi i partive”, kjo ka qenë tema që është diskutuar këtë të mërkurë në emisionin “quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio gazetari Bledian Koka theksoi se vitet e fundit financimi i partive bëhet me paratë e drogës, dhe të flasësh sot për një gjë të tillë është si të flasësh për “seksin e engjëjve”.

Koka u shpreh se vetëm në zgjedhjet e fundit PS ka përdorur të gjitha asetet shtetërore për të marrë vota. Sipas tij u shkel kodi zgjedhor, pasi janë rritur pensionet ndërkohë që forcat politike ishin në fushatë.

Pjesë nga biseda:

Koka: Zoti Ndrecaj ka të drejtë kur thotë që fushata nuk kushton shumë, pasi OSBE thotë se në zgjedhjet e fundit shteti dhe partia u bënë një, Asetet e shtetit u përdorën për fushatë. Asetet u përdorën për të kërcënuar qytetarët. Kryeministri tha se nëse votoni kryetarët e bashkive të forcës kundërshtare unë atyre nuk u jap lek. Kryetari i PS ju tha qytetarëve që nëse më votoni mua do ju rris pensionet, e bëri këtë mes të fushatës. Këtë e bëri në shkelje të kodit zgjedhor. Me që thotë Plarenti se janë përmirësuar kushtet e zgjedhjeve. Deri në 2013 diskutonim të hidhet vota në kuti apo jo. Nuk i shkonte ndërmend askujt që asetet shtetërore të përdoren në mes të fushatës.

Pranvera Borakaj: Përdorim ka patur dhe atëherë?

Koka: Në 2007, PS i shty zgjedhjet 6 muaj për një element sigurie në çertifikata. Ku ta gjejmë të kemi këto pretendime, por sot diskutojmë që partia me shtetin janë bërë një. Zakonisht partia me shetin bëhen një kur vendet janë autoritare. Partia dhe shteti janë në Rusi, Bjellorusi, Turqi dhe në Shqipëri. Nëse nuk kuptojmë ku kemi përfunduar, jo se e them unë, por e thonë raportet ndërkombëtare. Nëse aty thuhet se janë përmirësuar çikë zgjedhjet. Këtu ka presion mbi qytetarët, mbi administratën. Ishte 90 mijë administrata kur ishim  Të flasësh për financimin e partive është si të flasësh për seksin e engjëjve. Sot financimi i parave vijën nga trafiku i drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *