Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, gazetari Bledian Koka ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Koka shprehet se në Kongres do të flasin njerëz që do të shpalosen më shumë seç kanë bërë më herët. Sipas tij, mbetet për t’u dëgjuar fjala e Berishës, për të parë deri ku do të shkojë.

Bledian Koka: Unë mendoj që në atë Kuvend do thuhen ca fjalë. Ca njerëz do shpalosen shumë më shumë seç janë shpalosur në këto momente. Duke i dhënë jetë një debati në Partinë Demokratike që deri më sot, mendoj që i ka munguar, sidomos pas 2017-ës.

Alban Dudushi: Kush janë këta njerëz?

Bledian Koka: Të gjithë ata njerëz, të cilët deri më sot nuk e kanë thënë saç duhet fjalën e tyre. Dhe mendoj që imprimisin që mbetet për tu parë se si do e artikulojë është z.Berisha.

Alban Dudushi: Berisha në Kuvend mund të bëjë lajm po thua?

Bledian Koka: Mendoj se është për tu dëgjuar. Se si, se qysh, se deri në çfarë mase e sa e rëndësishm është kjo për partinë… Ka nevojë, që sot më shumë se kurrë, disa gjëra që nuk janë thënë siç duhet, të thuhen dhe kjo do i shërbejë. Dhe prandaj jam shumë kurioz ta ndjek Kongresin e Partisë Demokratike deri në fund po pa e ditur tamam se deri ku shkon dhe çfarë do prodhojë deri në fund fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *