Aspak lehtësuese ka qënë pozita e ish-ministrit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako në seancën e kësaj të premte në Apelin e Posaçëm ku është zhvilluar seanca për inceneratorin e Elbasanit. SPAK ka kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, vendim i cili shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-ligjvënësin socialist Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Koka.
Kanë qënë prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja që i kërkuan togave të zeza dënimin e Bllakos me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkuan t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.
Lexo edhe :
Related Posts
Ish-ministri është dënuar në shkallën e parë me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.
Në 5 tetor të vitit të kaluar, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit.Në vendimin e gjykatës, Kokës i’u konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e korrupsionit të kryer, 3.7 milionë euro.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti. Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet. /vizionplus.tv





