E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kohë meratoje te Skënderbeu, Nimaga dhe Aliti përgatisin valixhet

Te klubi Skënderbeu dyert janë të hapura si për ata futbollistë që afrohen,  edhe për të tjerë që largohen nga ekipi korçar.

 

Është kohë merkatoje dhe mjaft futbollistë pretendojnë sfida të tjera, kryesisht jashtë Shqipërisë. Edhe politikat e klubit funksionojnë të tilla, me sigurimin e të ardhurave nga shitja e lojtarëve të talentuar.

 

Reklamë

Nga burime pranë klubit bardhekuq, mësohet se mesfushorët Bakari Nimaga dhe Fidan Aliti janë drejt largimit. Të dy këta futbollistë janë me sytë nga valixhet e bëra gati tashmë.

 

Nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i Nimagës dhe Alitit, që edhe më herët kanë dhënë sinjale largimi nga Korça. Nga ana tjetër, klubi përpiqet të mos krijojë boshllëqe, duke blerë dhe afruar lojtarë të prespektivës.

 

Në kuadrin e merkatos së Skënderbeut, kanë dalë zërat për blerjen e prishtinasit Emir Sahiti. Te klubi korçar u bë e ‘ modës’ tashmë afrimi i lojtarëve kosovarë, dhe për më tepër talenteve nga e njëjta famillje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë