E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“Koha që Maqedonia të ecë në rrugën europiane”

Kryetari i kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi e konsideroi referendumin për emrin e ri si përcaktues për të ardhmen e vendit. Sipas tij dy janë rrugët, e para është drejt integrimit në NATO dhe BE dhe e dyta qe vendi te ngece në rrethin e verbër ballkanik, i cili nuk çon askund. Ai gjithashtu apeloi qe gjithë liderët e partive politike të jenë të përgjegjshëm dhe vizionarë dhe me fuqinë e votës së tyre ta mbështesin plotësimin e marrëveshjes që do të përmbushë qëllimin strategjik drejt BE-së dhe NATO-s. Ai shtoi se brezat e ardhshëm meritojnë të jetojnë në një Maqedoni evropiane.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë