Argjentina dhe Kroacia përplasen sot në mbrëmje në orën 20:00 në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Botës.Të dyja kombëtaret erdhen në këtë fazë pasi kaluan përmes llotarisë së penalltive në cerekfinale. Amerikano-latinet eleminuan Holandën ndërsa ballkanasit nxorren jashtë favoritet e medhenj të Brazilit.

 

Sonte në leter favorite është skuadra Argjentines, por Kroacia falë lojarëve me eksperience në organike, ka treguar se mund t’ia dalë kundër cdo kundërshtari.Vemendja kryesore në duelin e parë gjysmëfinal të botërorit është e përqëndruar tek përballja ne distancë mes Leo Messit dhe Luka Modric, dy arkitektet e ekipeve.

 

Për Messin, ky është shansi I fundit I madh në karriere per te fituar te vetmin trofe qe I mugon por edhe për të bërë të lumtur një komb të tërë që pret suksesin në botëror që nga koha e Diego Armando Maradonës në vitin e largët 1986.Nga ana tjetër Luka Modric, që udhehoqi Kroacine edhe si finalist e vitit 2018, ka treguar në këtë botëror se përtej moshës 37-vjec, mbetet një lojtar I klasit të lartë dhe udheheqes I ëndërrave të kroateve.Këto dy ekipe janë përballur dy herë në kupa bote. Në 1998 fitonte Argjentina 1 me 0 ndërsa në 2018 Kroacia I dha një leksion të vërtete futbolli amerikano-latineve duke I mposhtur 3 me 0.

 

Sa I takon formacioneve, tekniku Skaloni tek Argjentina do të duhet të bëjë pa dyshen e pezulluar  e kraheve të mbrojtjes Montiel dhe Akunja, në vendin e të cilëve do të luajne Taljafico dhe Molina. Mirëpo lajmi më I mirë për 2 herë kampionet e botës është rikuperimi I plotë I Rodrigo De Paul në mesin e fushës dhe sidomos aktivizimi titular I Di Marias në krah të Messit dhe Alvarez në fazën ofensive.

 

Në krahun tjetër Zlatko Dalic nuk ka probleme thelbësore me organiken, teksa në sulm pritet të aktivizojë Kramaric përpara heroit të ndeshjes se Brazilit, Petkovic.

 

Ndeshja që do të nxjerre finalistin e parë të botërorit do të gjykohet nga italiani I mirenjohur Daniele Orsato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *