E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Koha për debate ka përfunduar”/ Balla komenton largimin e opozitës nga Kuvendi

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, komentoi largimin e opozitës nga seanca plenare.

 

Ndërsa thekson se koha për debate dhe konflikte ka përfunduar, Balla shton se nuk gjen arsye në vendimin e opozitës për të braktisur seancën plenare.

 

“Duhet të ishte një seancë dakordësie e plotë. Subjektet miratojnë propozimet e tyre. Fryma e rregullores përcakton qartë se në këtë ditë s’mund të kemi debat me njëri tjetrin. Ajo që unë propozova ishte për t’i lënë më shumë kohë e hapësirë deputetëve të LSI të merrnin kohën e nevojshme. Shpresoj e besoj që edhe kjo ngjarje mos përsëritet më në seancat pasardhëse. Koha për debate e sherrnajë ka përfunduar. Kemi një mandat të rëndësishëm për të cuar përpara. S’mund të gjejmë arsye të paqena për të bërë debat apo të t’u larguar nga seanca plenare.”

Më shumë video

Reklamë