Nga Berlini ku ndodhej për një vizitë zyrtare, ministri i brendshëm Sajmir Tahiri e ka vënë theksin tek procesi i Vetingut, një proces jetik që s’duhet të vonohet për të pastruar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar nga sistemi. Tahiri është takuar me homologun e tij gjerman De Maizere. Dy ministrat janë ndalur edhe në bashkëpunimin me qëllim krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore për të luftuar krimin e organizuar. Ndërsa ministri gjerman De Maizire tha se ka fakte se krimi i organizuar ka lidhje dhe shtrirje në të dy vendet.

 

“Në mënyrë të veçantë u diskutua tema e luftës kundër krimit të organizuar. Kjo është një detyrë e rëndësishme për Shqipërinë, e cila ka hapa para edhe në këtë drejtim. Kemi pasur lidhje ndërmjet krimit të organizuar shqiptar dhe atij gjerman, ose kriminelë që veprojnë këtu në Gjermani.  Për këtë arsye kemi vendosur që bashkëpunimin ta përmirësojmë dhe me hetime të përbashkëta, në mënyrë që të luftojmë këtë të keqe të përbashkët.”

 

Ministri i brendshëm gjerman De Maizire foli edhe per kërkesat për azil të shqiptarëve, te cilat sipas tij janë ulur ndejshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *