Holanda kërkon zbatimin me shpejtësi te reformës ne drejtësi, në mënyrë që Shqipërisë t’i hapet rruga per anëtarësim ne Bashkimin Europian. Ministri i jashtëm i Holandës Bert Koenders, gjatë vizitës në Tiranë, u prit nga homologu shqiptar Ditmir Bushati, ndërsa në konferencën për shtyp, ai u kërkoi partive politike te dialogojne për zgjidhjen e problemeve.

 

Holanda e mbështet perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqipëria ka marrë hapa të mira per reformën legjislative, qe është pjese e kësaj perspektive. Gjithashtu dua të theksoj mbështetjen për reformën në drejtësi dhe shtetin e së drejtës. Parlamenti shqiptar miratoi një vit më parë në mënyrë unanime ndryshimet kushtetuese per permiresimin e shtetit te se drejtës dhe tashmë ka ardhur koha që të gjitha këto ndryshime të zbatohen. Mendoj që edhe për zgjedhjet duhet të këtë dialog politik dhe ato duhet të jenë të lira e të ndershme. Po ashtu është e rëndësishme të bëni progres në procesin e vetingut, gjë e cila është shumë e rëndësishme dhe ne jemi plotësisht në mbështetje të qeverisë në këtë fushë.”

 

Edhe ministri Bushati tha se zbatimi i reformës ne drejtësi duhet realizuar pa vonesë, për t’i treguar BE se jemi gati për çeljen e negociatave.

 

 

Ministri i jashtëm holandez Koenders është takuar më pas me kryeministrin Rama, si dhe me kreun e kuvendit Meta, me te cilët bisedoi për reformën ne drejtësi, si dhe për zhvillimet politike ne vend.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *