E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Koduzi: S’kemi një marrëveshje me vendet e BE-së për një vaksinë. Edhe sikur Rama ta marrë nesër vaksinën, ne s’kemi kushte ku ta ruajmë!

Vaksina e Pfizerit duhet të ruhet në një temperaturë prej -75 gradë celsius, i cili është një problem i madh logjistik duke qenë se do të jetë e nevojshme të ruhen dhe shpërndahen miliona doza të vaksinave tek njerëzit në të gjithë botën.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Gazmend Koduzi nga Departamenti I Shëndetësisë në PD, ka shtruar këtë problem si shqetësues edhe për Shqipërinë. Sipas tij edhe nëse vaksina sigurohet të mëbrrijë tani në Shqipëri, ne nuk I kemi kushtet e ruajtjes dhe shpërndarjes.

Reklamë

Gazmend Koduzi: Nuk ka një marrëveshje, as me ndonjë vend të BE-së as me vetë BE-në, sot që flasim ne. Nuk po them që është një fake neës, por një mashtrim që iu bëhet shqiptarëve, të paktën nga shkressat që ka. Në qoftë se ka ndonjëmarrëveshje të fshehtë, atëherë ëhstë çështje tjetër.

E vetma vaksinë është Pfizer BioNTech që është i aprovuar, të tjerat janë në process.

Reklamë

Pse nuk mund të vijnë në Janar vaksinat? Sepse ne nuk jemi gati me zinxhirin e shpërndarjes. Vendet e tjera i kanë bërë gati, sepse vaksina që ka Pfizer është me ARN brenda, duhet -70 gradë Celcius. Zinxhiri ynë ftohëës, maksimumin e kanë -20 gradë Celcius, pra ne nuk jemi gati.

Edhe po të vijë sot, ne nuk kemi mundësi ta shpërndajmë.

Më shumë video

Reklamë