Në vendoret e vitit 2023 do të shkohet me të njëjtin kod elektoral.

 

Ndryshimet e propozuara nga partia demokratike e drejtuar nga enkelejd alibeaj u refuzuan nga shumica në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore.

Kundër ishte edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

PD e Alibeajt kërkoi që në vendoret e 14 majit listat e kandidatëve për këshillin bashkiak të ishin të hapura.

 

Pra anëtarët të zgjidheshin me votë të drejtpërdrejtë.

 

Përveç zbatimit të votës preferenciale, PD kërkoi që kandidati për kryetar bashkie të garojë edhe për anëtar në këshillin bashkiak.

 

Një propozim tjetër ishte që periudha e ndalimit të aktiviteteve që reklamojnë punën e qeverisë, të nisë pasi presidenti dekreton datën e zgjedhjeve.

 

Për sa i përket financimit të partive për fushatën zgjedhore, demokratët e udhëhequr nga Alibeaj kërkuan që ai të ishte 100 për qind nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *