Komisioni i ligjeve ka nisur diskutimin nen për nen të ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Para deputeteve jane tre drafte të opozitës parlamentare dhe një i propozuar nga partia socialiste.

Të gjitha draftet kanë një pikë të përbashkët, koalicionet me liste unike kandidatësh; por secila palë ka propozime te ndryshme në lidhje me modelin  e hapjes së listës dhe nivelin e pragut kombëtar.

Pasi komisioni të miratojë në tërësi reformen zgjedhore, nesër ndryshimet në kod do të diskutohen me PD e LSI në këshillin politik, në një përpjekje të fundit për të gjetur një draft konsensual.

Por tashme partia socialiste e ka bërë të qartë se nuk do të pranoje koalicionet sic i kërkon opozita dhe se pranon të negociojë vetem modelin e hapjes se listës dhe nivelin e pragut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *