E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kodi telefonik i Kosovës do jetë +383, alokohet më 15 dhjetor

Kosova do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj, që është 383. Kështu është shprehur përfaqësuesja e Kosovës në bisedimet Prishtinë-Beograd, gjatë dialogut në Bruksel, Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës , Edita Tahiri. Sipas zonjës Tahiri numëri do të alokohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve më 15 dhjetor 2016. “Vendi ynë do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera , ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tani, si 381, 377, 386 do të hiqen nga përdorimi”, – ka thënë  Tahiri.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit Mustafa i cili përmes një komunikate ka thënë se: “Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Serbia detyrohet t’i dërgojë letër ITU-së me të cilën pajtohet që ITU-ja t’ia alokojë kodin telefonik Kosovës, dhe ky obligim duhet të realizohet me datën 3 dhjetor 2016”.

Bisedimet për Kodin telefonik të Kosovës kanë zgjatur për afro gjashtë vite në Bruksel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë