E pranishme në konferencën e sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka zhvilluar disa takime me homologët e saj. Sekretari britanik i mbrojtjes, Michael Falon e ka siguruar, ministren Kodheli që përveç edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve shqiptarë, do të ketë edhe projekte të reja në fushën e sigurisë. Një takim i veçantë i Ministres Kodheli ishte edhe ai me homologen, Roberta Pinotti. Ministrja e Mbrojtjes së Italisë siguroi se bashkëpunimi me Forcave të Armatosura të dy vendeve do të thellohet me tej. Ndërsa, Elissa Slotkin, asistentsekretarja e mbrojtjes të SHBA-ve për çështjet e sigurisë në takimin me Kodhelin ka theksuar rëndësinë e luftës së përbashkët kundër Shtetit Islamik.
