E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kodheli me maturantët e Klosit

Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar nje bashkëbisedim me maturantet e Klosit ne kuadër te fushatës se rekrutimeve ne Forcat e Armatosura. Ndërsa vettingu është termi me i përdorur ne skenën politike, ministrja Kodheli ka vene ne dukje se ushtria është pjesa me e pastër e shtetit, pasi vetingu nis qe ne momentin e aplikimit.Gjatë bashkëbisedimit me te rinjtë e Klosit, Kodheli nxori ne pah avantazhet e pjesëmarrjes ne ushtri siç eshte mundësia per te studiuar jashtë vendit. Ministrja Mimi Kodheli iu bëri apel edhe vajzave që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë