Nënkampionia e Evropës ne atletike Luiza Gega nderohet me medaljen e mirënjohjes nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Zonja Kodheli dhe ushtarake te larte kane vizituar atleten ne fshatin e  Dardhës, aty ku ajo stërvitet per te marre pjese ne lojërat olimpike te “Rio 2016”.  Atletja Luiza Gega, pjesëtare e forcave te armatosura, ka marre mbështetjen e ministres se Mbrojtjes per vijuar përfaqësimin e Shqipërisë jashtë vendit. Ndërsa rekordmenia e Shqipërisë vlerësoi koleget dhe Ministrinë e Mbrojtjes per mbështetjen e dhëne. Luiza Gega fitoi medaljen e argjendtë në 3000 m me pengesa në kampionatin evropian në Amsterdam, duke vendosur njëkohësisht edhe rekord të ri kombëtar. Nënkampionia e Evropës do të mbajë flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike “Rio 2016” qe  do  zhvillohen nga data 5 deri 21 gusht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *