E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Kodër-Kamzë, kopsht i ri me kushte moderne për të vegjlit

Paralelisht me shkollën “Nënë Tereza”, zonës së Kodër-Kamzës po i shtohet edhe një kopsht krejt i ri e modern. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve që gjithçka të jetë gati për kopshtin e ri në këtë zonë i cili është ndërtuar nga e para.

 

Bashkia ka ndërtuar mbi rrënojat e godinës së vjetër dhe të sipërfaqes e cila ishte zënë më parë nga ndërtimet pa leje objektin e ri i cili përmbush të gjitha standardet për rritjen e të vegjëlve.

 

Reklamë

Nëse më parë godina ishte një katëshe dhe tërësisht e mbuluar nga lagështia, ajo ka marrë një pamje krejt tjetër. Sikurse shihni edhe nga këto foto, godina  ka hapësira shtesë duke rritur kapacitetin e saj, sistem të ngrohjes qendrore, nyje sanitare të reja, mur rrethues të rindërtuar nga e para etj.

 

Rindërtimi i kopshtit në Kodër Kamëz, është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Veliaj, që do të ulë ngarkesën në kopshtet e tjera të zonës, si dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato!

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë