Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, i ka bërë thirrje Kosovës që të formojë sa më shpejtë të jetë e mundur asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

Kocijançiç ka theksuar nga BE-ja se marrëveshja e arritur mes palës kosovare dhe asaj serbe për asociacionin lehtëson dialogun.

 

“BE-ja pret që në kuadër të marrëdhënieve të dialogut në mes të të dyja palëve për normalizim se AKS  të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

Unë pres që do të tregohet angazhim konstruktiv nga dy palët në takimet që do të mbahen në muajt e ardhshëm”, ka thënë zëdhënësja e KE-së.

 

Deklarata e saj ka ardhur në përgjigje të paralajmërimit të Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se nëse zgjidhet kryeministër, asociacioni nuk do të formhohet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *