Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, ka komentuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave serbe, ku ndër të tjera theksoi se Kosova duhet t’i heqë menjëherë taksat.
“Qeveria e Kosovës kishte vendosur një taksë prej 10 për qind për produktet serbe, mirëpo pas dështimit në INTERPOL, Kosova e kishte ngritur këtë taksë në 100 për qind.”
Ky është një vendim që nuk është pritur mirë nga autoritetet serbe, gjithashtu BE-ja e cila ka kundërshtuar fuqishëm nëpërmjet Përfaqësueses së Lartë, Frederica Mogherini.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo, është një tjetër autoritet ndërkombëtar që gjatë një takimi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, porositi që të largohet kjo taksë.